MASHTI: Profesor Beqaj dha kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të reja

Në telegramin e ngushëllimit nga MASHTI, thuhet se Profesori Beqaj dha kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të reja, duke u bërë një nga figurat e rëndësishme të arsimit universitar, që me përkushtim e kreu këtë mision fisnik dhe mbeti në kujtesën tonë përgjithmonë

Ministrja e MASHT-it, Arberie Nagavci





Ministria e Arsimit ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit universitar, Belul Beqaj.

Beqaj ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, lajm ky të cilin e ka bërë të ditur vajza e tij, Adea Beqaj.

Në telegramin e ngushëllimit nga MASHTI, thuhet se Profesori Beqaj dha kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të reja, duke u bërë një nga figurat e rëndësishme të arsimit universitar, që me përkushtim e kreu këtë mision fisnik dhe mbeti në kujtesën tonë përgjithmonë.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se ka ndërruar jetë profesori universitar, Dr. Behlul Beqaj. Vepra e profesorit Beqaj edhe në publicistikë, hulumtime shkencore dhe analiza politike, do t’iu mbetet gjeneratave si një nga resurset e vlefshme, ashtu sikur edhe kontributi në fushën e artit dhe sportit”, thuhet në njoftim.

“Në emër të Minitrisë së Arsimit, Shkencës, Teknlogjisë dhe Inovacionit, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Beqaj, miqve, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe të gjithë atyre që e njohën”.

Profesori universitar njihet për veprat e tij “Çështja Dita”, ”Liria e shtypit në Kosovë”, “Çfarë ishte roli i RTK-së në ngjarjet e marsit 2004”, “Lidershipi – si të bëhemi më të rëndësishëm”, “ (S)a mund t’i besohet lidershipit të Kosovës”, “Uloga liderstva na politiku medija Kosova”, “Kad ce Serbi i Albanci da se pomire”, “Politika në Fokus”, “Shkaqet dhe pasojat e pushtetit autoritar-poltronist”.

Në muajin prill të këtij viti, Beqaj kishte promovuar librin me titull “Autoritarizmi dhe Poltronizmi si rrënues të demokracisë”.

Krahas veprave të tij, Beqaj kishte marrë pjesë edhe në debate politike në vend.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika