MAShTI publikon datat e testit të arritshmërisë

Në faqen zyrtare të saj, MASHT-i ka publikuar dokumentin ku tregohet se testimi do të jetë i ndarë në dy faza të cilat do të mbahen më 4 korrik dhe më 11 korrik

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit (MASHT) ka publikuar datat e dy pjesëve të testit të arritshmërisë për vitin 2023.

Në faqen zyrtare të saj, MASHT-i ka publikuar dokumentin ku tregohet se testimi do të jetë i ndarë në dy faza.

Pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore gjersa ajo e dyta përmban pyetje për lëndët shkencore.

“Pjesa e parë në lëndët amtare, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi, organizohet më 04.07.2023; pjesa e dytë në lëndë matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji, organizohet më 11.07.2023.”, thuhet në njoftim.

Mënyra e implementimit të këtij testimi nuk dallon nga ajo e vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika