Mashtrimet në “call center”, kërkohet paraburgim për 14 persona

14 persona janë arrestuar pas një hetimi disa mujor të Prokurorisë Speciale bashkë me autoritetet gjermane, për veprimtari të jashtëligjshme në një qendër të thirrjeve. Avokatët ka deklaruar se ndaj klientëve të tyre është kërkuar masat e paraburgimit, derisa Prokuroria Speciale ka thënë se të dyshuarit kanë arritur t’i mashtrojnë të dëmtuarit duke i shtyrë që të investojnë në platforma të ndryshme digjitale gjoja për investime

ilustrimi

 





Aksion si ky i shtatorit të vitit të kaluar në bizneset e njohura si “Call Center” është zhvilluar edhe gjatë së martës në Prishtinë.

Në pranga të policisë përfunduar 14 persona në dyshimin për mashtrim dhe shpërlarje të parave nëpërmjet kësaj veprimtarie.

Isak Hoxha, që mbron të dyshuarën M.P, ka thënë se klientja e tij ishte vetëm punëtore e thjeshtë e administratës në kompaninë që është kryer bastisja.

“Sa e pashë tek klientja ime, kjo kishte të bënte më pak për rastin, sepse ajo e kishte një kontratë që nuk kishte të bënte me klienta jashtë Kosovës, për të cilën dyshohet se janë mashtruar. Kjo ishte punëtore teknike, i kontaktonte punëtorët për pranim në punë, kjo i bënte intervistat dhe nuk e ka pasur idenë më kënd kontaktojnë punëtorët e tjerë”, ka theksuar Isak Hoxha, Avokat.

Në komunikatën e Prokurorisë Speciale, janë dhënë detaje mbi të cilat është bërë edhe arrestimi i tyre.

“Gjatë komunikimeve kanë arritur t’i mashtrojnë të dëmtuarit duke i shtyrë që të investojnë në platforma të ndryshme digjitale gjoja për investime. Për realizimin e mashtrimit të dyshuarit kanë përdorur edhe sistemin kompjuterik-përdorimi i softuerëve për qasje nga distanca si dhe krijimi dhe përdorimi i faqeve në internet”, ka deklaruar  Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërkohë, një tjetër avokate në këtë rast, ka  theksuar se ndaj kilentes së tij dhe të tjerëve është kërkuar edhe masat e paraburgimit prej 48 orë.

“Të arrestuarit, dyshohen për tre vepra penale, e cila është hyrja në sistemet kompjuterike, mashtrim dhe shpëlarje e parave e parave”, ka thënë Kimete Krasniqi, Avokate.

Megjithatë, Sindikata e Operatorëve Telefonik të Kosovës, ka shtuar se një numër i madh i bizneseve të kësaj fushe, zhvillojnë aktivitetet e tyre në mënyrë ilegale.

“Në bazë të hulumtimeve të Sindikatës sonë dhe të dhënave nga deklarimet ligjore në ATK, numri i njerëzve të përfshirë ligjërisht në këtë lloj aktiviteti ekonomik është 3449 persona. Në aktivitetet monitoruese të kryera nga Sindikata jonë, përfshirë takimet me Inspektoratin e Punës, rezulton se një numër i konsiderueshëm i Call Centre zhvillojnë aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale, madje, në shumë raste, fare hapur, në objekte lehtësisht të vëzhgueshme prej institucioneve shtetërore, që janë të thirrura për të vënë ligjshmërinë në këtë sektor”, ka theksuar Vlora Tasholli, Kryetare e Sindikatës së Operatorëve Telefonik  të Kosovës.

Në këtë aksion të policisë, në cilësi të provave gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 2 vetura, 167 kompjuter desktop, 3 kompjuter laptop, 21 telefona mobil dhe dokumente të ndryshme dhe prova tjera elektronike relevante për rastin

Ky hetim disa mujor, nga Prokuroria thuhet se është bërë në bashkëpunim edhe me autoritetet gjermane, shtet në të cilin ka kryer aktivitetin kjo Call Center.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika