fillimin e Kupës së Botës në Katar 2022 të dielën, më 20 nëntor 2022, shumë sy do të jenë në një nga fytyrat e turneut, e cila është maskota zyrtare e titulluar “La’eeb”.
Turneu i parë i zhvilluar në këtë kohë të vitit ka si maskotë La’eeb-in , i cili iu prezantua botës më 1 Prill të vitit 2022, në kohën e shortit të fazës së grupeve të turneut.
Maskota e Katarit është një futbollist super i aftë i quajtur La’eeb , në formën e një kokeje tradicionale keffiyeh, që e vendosin në kokë si shami arabët, por me vetulla, sy dhe gojë, dhe një personalitet të gjallë e të shkëlqyeshëm.
Si duket La’eeb, cila është historia e saj dhe çfarë simbolizon?
La’eeb simulon figurën e një çallmë të bardhë, të buzëqeshur, që luan futboll. Kuptimi i tij është ‘lojtar i aftë’ dhe është i frymëzuar nga kultura dhe zakonet e Katarit.
Është interesante se topi me të cilin shfaqet La’eeb nuk është Al Rihla – udhëtimi – që është topi zyrtar i FIFA-s për turneun.
“La’eeb vjen nga metaversi i maskotave, një univers paralel që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe gjithkush mund ta imagjinojë ashtu siç dëshiron. La’eeb inkurajon të gjithë të besojnë në veten e tyre”, ka thënë FIFA në fillimin e saj në prill, raporton Marca.
Laeeb is the Qatar 2022 official World Cup mascot.
The Adidas Al Rihla ('The Journey') is the official match ball of the 2022 FIFA World Cup in Qatar.
8 stadiums will host the world cup. The final will be held on December 18th 2022@cz_binance @FIFAWorldCup #Laeeb pic.twitter.com/m0NSD77FWM
— Mascot of the World Cup (@fifa_laeeb) November 8, 2022
Qëllimi i organit drejtues të futbollit me maskotën është të tërheqë audiencën e të gjitha moshave.
Kënga zyrtare e Katarit 2022
Kënga e parë u publikua në prill dhe quhet ‘Hayya Hayya’, që do të thotë ‘Më mirë së bashku’.
Është realizuar nga Cardona, Davido dhe Aisha , ndërsa në video shfaqen imazhe të Zinedine Zidane, Cafu, Edinson Cavani, Cristiano Ronaldo dhe yje të tjerë të futbollit.
“Duke bashkuar zëra nga Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme, kjo këngë simbolizon sesi muzika dhe futbolli mund të bashkojnë botën”, tha shefi komercial i FIFA-s, Kay Madati.