Matja e stabilitetit të Urës së Ibrit, inxhinieri i ndërtimit: Ura e Ibrit duket e fortë e stabile

"Rreth e Rrotull"

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ai i Infrastrukturës, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi inspektuan këtë të martë Urën e Ibrit, e cila pritet të hapet për qarkullim nga Qeveria e Kosovës së shpejti.

Inxhinieri i ndërtimit, Arsim Rapuca, thotë se kjo është normale pasi, sipas tij, inspektimi i urës duhet bërë çdo 2 vjet.

“Mendoj që ekspertët e Ministrisë e kanë inspektu urën sepse zakonisht cdo 2 vjet duhet bërë inspektimi I urave, sepse ato me kohën mund të degradohen gradualisht sepse i ekspozohen ndikimeve të ndryshme ambientale,” tha Rapuca në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Rapuca tregoi se testimi i urës mund të kryhet brenda një dite.

“Testimi si procedurë mund të kryhet brenda një dite, mirëpo analizat teorike sepse duhet të kalkulohen dhe të vërtetohet kjo e matjeve dhe merr kohë, mund të vërtetohet brenda 10 deri në 2 javë, supozoj, ekspertët kanë bërë matjet e deformimeve të mbistrukturës pjesa ku lëvizin automjetet” shtoi ai.

Teksa shton se Ura e Ibrit duket e fortë dhe stabile.

“Ura duket e fortë e stabile dhe thashë kjo është projektu për më shumë korsi, por tash është ngushtuar, vetëm problematika është e ujit që mund t’i gërryej shtyllat aty duhet të inspektohen, të ketë kujdes.”

E që, sipas tij, Ministria e Infrastrukturës duhet të bëjë inspektime më të shpeshta në mënyrë që të ruhen urat.

“Mendoj që Ministria e Infrastrukturës duhet të bëjë inspektim rutinor më shpesh dhe me i rujt ato ura që i kemi, urat që projektohen të reja, janë të projektuara me standarde të larta që mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë,” tha Rapuca.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika