Matoshi i Nismës: Nuk kemi pasur as ftesë dhe as takim me Vetëvendosjen

Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se çështja mes Nismës Socialdemokrate dhe Vetëvendosjes për një koalicion për krijimin e qeverisë së re “është e kryer”, duke e shprehur këtë me “siguri të thellë”.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagim nga përfaqësuesi i Nismës, Fatmir Matoshi, i cili e ka kundërshtuar pretendimin e Ramabajës.

“Çështja me Nismën është e kryer. Dhe këtë them bukur me siguri të thellë…”, ka thënë Ramabaja.

Matoshi, në “Debat Plus”, ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për ndonjë marrëveshje mes dy partive dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë ftesë apo takim me Vetëvendosjen për themelimin e një qeverie të re.

“A e tha që është e kryer prej njërës parti apo prej të dyjave. Nuk e kam ndonjë informacion. Deri sot nuk kemi pas ndonjë ftesë ose ndonjë takim me Vetëvendosje sa i përket themelimit të Qeverisë së re. Kjo është informata që e kam unë”, ka thënë Matoshi në Debat Plus.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika