Matoshi ironizon me opozitën: Sigurimet shëndetësore janë kryer pardje nga PDK-LDK-AAK

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka ironizuar me opozitën në seancën e Kuvendit të enjten, ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka ironizuar me opozitën në seancën e Kuvendit të enjten, ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.

Ajo është shfaqur veshur me një bluzë të bardhë, në të cilën shkruan “Sigurimet shëndetësore janë kry pardje nga PDK-LDK-AAK”.

Më tej, shkruan se “Qysh kem tu nejt, veç kur i ka nal Qeveria Kurti”.

Gjatë diskutimit, deputetët e opozitës kanë kritikuar Qeverinë për mospunë në sektorin e shëndetësisë. Sipas tyre, Qeveria Kurti nuk e ka realizuar asnjë nga premtimet e saj në këtë sektor dhe për tri vjet qeverisje nuk ka lënë asnjë shenjë.

Kritikave u është përgjigjur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka thënë se Qeveria Kurti është dashur të merret me një listë dështimesh të qeverive të kaluara.

Ai ka thënë se para tri vjetësh kur kanë ardhur në pushtet, nuk e kanë gjetur asnjë hap në drejtimin e duhur sa u përket sigurimeve shëndetësore.

Këtë seancë e ka propozuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore.

“Kjo seancë është ftuar bazuar në rrethanat aktuale për gjendjen në shëndetësi. Vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore. Vetëm ne aspektin kohor kërkohen së paku 2 vjet për ligjin për sigurimet shëndetësore dhe rregulloret e nevojshme”, ka theksuar Dreshaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika