Duke sjellë pamje të shkurtra nga kolapsi i Jugosllavisë, dokumentari “Kiss the Future” i regjisorit Nenad Cicin-Sain u shfaq premierë në Berlinale, të dielën më 19 shkurt.
Producent të projektit janë yjet e hollywoodit, Matt Damon dhe Ben Affleck, dhe ai vjen i bazuar në librin me kujtime të punëtorit humanitar me origjinë amerikane, Bill Carter.
Libri titullohet “Fools Rush in: A Memoir”. Dokumentari e rrëfen historinë e Carterit i cili e realizoi një intervistë me vokalistin e grupit “U2”, Bono, dhe e bindi atë të ndihmonte në rritjen e ndërgjegjësimit global për ngjarjet që po ndodhnin në Sarajevë.
Në konferencën për media të organizuar pak para premierës së filmit në Berlinale, Damon, e lavdëroi ekipin prapa realizimit të tij për faktin se i kishin ofruar bashkëpunim në ekranizimin e një historie të jashtëzakonshme.
“Ne nuk mund ta besonim se kjo ishte e vërtetë dhe që këta njerëz të jashtëzakonshëm treguar gatishmëri që t’iu ndihmonim në rrëfimin e kësaj historie”.
Ekspertja e muzikës, Vesna Andree Zaimovic, tha se gjatë xhirimit të dokumentarit ajo ishte ende duke punuar në menaxhimin e stresit post-traumatik, dhe se kjo përvojë ishte shumë e dhimbshme, shumë emocionale por edhe një lloj procesi i shërimit.
Edicioni i 73-të i Festivalit të filmit në Berlin përmbyllet më 26 shkurt.