Vërshimet që ndodhën nga mesi i janarit kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe dy komunat më të prekura janë Mitrovica dhe Skenderaj.
Raportet përfundimtare pritet të dorëzohen në fund të javës së ardhshme.
Drejtori i emergjencave në Komunën e Mitrovicës së jugut, Bahtir Maxhuni ka thënë se shifra e dëmeve tejkalon 14 milionë euro.
“I kemi mbledhur të gjitha të dhënat dhe tash jemi duke i mbushur formularët për sektorët e caktuar dhe raportet përfundimtare ende nuk i kemi dorëzuar, pasi kërkohen të dhëna të caktuara për dëmet në terren”, ka thënë Maxhuni.
Tutje, Maxhuni ka theksuar se Qeveria ka një njoftim se përafërsisht dëmet e shkaktuara në komunën e Mitrovicës janë mbi 14 milionë euro, por sipas tij kjo shifër mund të ndryshojë.