Mazreku: Nga 16 marsi s’ka më vetura pa stikersa

FOTO:EO

“Që nga e enjtja e 16 marsit asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi”.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku për EO.

Mazreku ka thënë se gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit për vendosjen e ngjitësve (stikersave), i mbështetur financiarisht 100 për qind nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë rezultatet janë të dukshme.

“Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, këtë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot bëhen 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës”, ka thënë Mazreku.

Por, sipas tij, efekti do të jetë më i madh nga nesër kur asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa ngjitës.

Mazreku, ndër të tjera, ka thënë se përmes këtij projekti pritet edhe më shumë ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara në vend.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika