Mazreku: Urgjente të obligohet sigurimi i punëtorëve në ndërtimtari

Vdekjet e punëtorëve në Kosovë po bëhen një problem i rëndë. Në një ngjarje të fundit, një punëtor humbi jetën pasi ra nga një lartësi gjatë punës. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, kërkon veprime të menjëhershme për të garantuar sigurinë e punëtorëve dhe duke propozuar ligje detyruese për sigurimin e punëtorëve dhe sugjeron që kompanitë të blejnë polisë sigurimi për punonjësit në sektorin e ndërtimtarisë

Sami Mazreku

Drejtori i Byrosë  Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, tha se mungesa e sigurimeve të detyrueshme në vendet e punës në Kosovë është një problem që mund të zgjidhet shumë lehtë, por duhet vendosmëri nga ana e institucioneve të Kosovës.

Mazreku tha se sigurimi i punëtorëve duhet të obligohet me ligj dhe akte tjera.

Ai në një intervistë në emisionin e mëngjesit në RTK, bëri me dije se më parë ka dorëzuar letra tek kryetarët e komunave të Kosovës, që në kuadër të lejës ndërtimore që e lëshojnë për kompanitë e ndërtimit, ato të obligohen edhe të blejnë një polisë të sigurimit për punëtorë, që do të ishte një garancion për sigurinë e punëtorëve.

Drejtori Mazreku bëri me dije se është i gatshëm të diskutojë për akterët institucional që të gjejë zgjidhje për punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë që ata të jenë të siguruar./ RTK

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika