Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të Kombit, Ferid Esat Curri.
Akademia përkujtimore mbahet të dielen, duke filluar nga ora 14:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq.
Me këtë rast, përvjetor jubilar, do të promovohet video klipi dhe kënga kushtuar dëshmorit, Ferid Curri, kënduar nga Nipat e Sefë Mleqanit.
Akademia mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.