Një fazë të rëndësishme për nxënësit kosovar përfundoi paraditën e së martës.
Ata iu nënshtruan testit të arritshmërisë që ketë ditë ishte faza e dyte dhe e fundit.
Në nivel vendi pjesë morrën mbi 23 mijë nxënës të klasëve të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit.
E pavarësisht preventivave që drejtorët e shkollave thanë se u morën komunat e Ministria, përmbajtja e këtij testi arriti të shpërndahet përsëri nëpër rrjete të ndryshme sociale.
Fenomeni i përsëritshëm tashmë, nuk u mirëprit nga Këshilli i Prindërve.
Këshilli i Prindërve ka thënë se “I erdhi fundi këtij viti shkollor, me qershinë mbi tortë: testin e arritshmërisë. Nuk ka ngjarje më përshkruese të këtij viti shkollor sesa një testim i këtij soji: i keqprojektuar, i keqmenaxhuar dhe ku kopjimi është sinonimi për të”.
Për këtë arsye edhe një testim i tillë për ekspertët e arsimit është i panevojshëm.
Rinor Qehaja nga Ed Guard ka thënë se “As testi i maturës dhe as testi i arritshmërisë nuk e kanë kredibilitetin për me dëshmu një rezultat që është reprezentativ I dijës së nxënësve tanë, kush është dëshmi e kësaj padyshim janë testet të standardizuara ndërkombëtare si ai PISA dhe TIMS që gjithëherë na rikujtojnë që kush është ajo dija e vertëtë e nxënësve tanë”.
Faza e parë e këtij testi është mbajtur më datë 4 korrik dhe nxënësit aty I janë përgjigjur pyetjeve të lëndëve shoqërore, ndërsa në fazën e dytë, janë përfshirë lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.