Mbahet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës e Austrisë

Në forumin ekonomik në mes të shtetit të Kosovës dhe Austrisë, u fol për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejmë të të dyja vendeve, sidomos në sferën ekonomike

Forumi Ekonomik

Është mbajtur Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Austrisë, me qëllim kryesor, promovimin e bizneseve të të dyja vendeve dhe nxitjen e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë.

I pranishëm në këtë forum ishte edhe Kryeministri i Kosovës, i cili ka falënderuar shtetin austriak, duke thënë se ky shtet është ndër partnerët kryesore në aspektin politik dhe atë ekonomik.

“Kosova është falënderuese për qeverinë austriake në shumë sfera, ajo mbetet ndër partneret më të rëndësishëm në aspektin ekonomik dhe politik. Kam kënaqësinë nën organizmin e ministrisë, shumë kompani të suksesshme nga Austria do të takohen me bizneset kosovare dhe do t’i shkëmbejnë përvojat dhe do të bashkëpunojnë”, ka deklaruar Kurti.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Më tej, Kurti, ka kërkuar nga shteti austriak ndihmë për një ekspertizë teknike për ndërtimin e hekurudhës Prizren-Durrës.

Ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, ka thënë se, ky forum ka për qëllim mbështetjen e bizneseve për ta rikuperuar ekonominë, pas ndikimit negativ që kishte pandemia Covid-19.

Sipas, ambasadorit Weidinger, Austria është donatori më i madh në Kosovë, për investime në arsimin e lartë. Ai, po ashtu, bëri të ditur se, shteti austriak është i interesuar që me Kosovën të kenë bashkëpunim në të gjitha sferat, e sidomos për fuqizimin e gruas.

Christoph Weidinger, Ambasador i Austrisë në Kosovë

Ai është shprehur se Austria, ka qenë dhe mbetet përkrahëse që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian si dhe të ketë liberalizim të vizave.

“Me Austrinë që është investitori i katërt më i madh, forumi ekonomik do t’i fuqizojë raportet mes ndërmarrjeve nga Kosova dhe Austria, dhe do të ndikojë për mirë në të dyja vendet. Austria gjithmonë ka mbështetur Kosovën, për anëtarësim në BE dhe po ashtu për liberalizim të vizave”, ka deklaruar ai.

Ambasadori austriak, ka treguar se të enjten pasdite, një delegacion austriak do ta vizitojë Kosovën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika