Mbahet Java e Albanologjisë

Java e Albanologjisë, e organizuar nga Instituti Albanologjik në Prishtinë, do të fillojë më 6 qershor deri më datë 10 qershor

ilustrim

Instituti Albanologjik në Prishtinë do të organizojë Javën e Albanologjisë, e cila do të zgjatë katër ditë dhe do të ndahet në katër sesione informuese dhe prezantuese, me temat që do të shfaqen në këto sesione nga autorët e këtyre punimeve shkencore .

Sesioni i parë do të jetë rreth gjuhësisë, i cili do të mbahet të hënën nga ora 10:00. Temat që do të prezantohen në sesionin e gjuhësisë do të lidhen me një temë bosht “Revista Gjuha Shqipe; Tribunë e Rëndësishme për Shqipen Standarde dhe Kulturën Gjuhësore.”

Ndërsa në sesionin që do të mbahet të martën nga ora 10:00 do të diskutohet për letërsinë shqipe, teme kryesore do të jetë “Proza Shqipe”(1945-1990).

Në sesionin e tretë që do të jete të mërkurën nga ora 10:00. Temë bosht e sesionit të historisë, do të jetë “Rrugëtimet: Komunikimet ndër Shekuj”.

Java e Albanologjisë

Sesioni për folklorin është sesioni i parafundit që do të mbahet të enjten nga ora 10:00, ku teme kryesore do të jetë; “Folkloristika dhe Etnomuzikologjia 70 vjet pas botimit të parë”.

Sesioni i fundit, i cili do të mbahet më 10 qershor nga ora 10:00, ku do të diskutohet rreth etnologjisë dhe si temë bosht do ta ketë ”Format dhe Praktikat e Solidaritetit Tradicional e Bashkëkohor ndër Shqiptarë”.

Ndërsa po të njëjtën ditë do të bëhet mbyllja e punimeve të Konferencës Shkencore, dhe po atë ditë do të bëhet mbyllja e Javës së Albanologjisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika