Mbahet konferenca e 42-të e drejtorëve të policive në Prishtinë, marrin pjesë 26 vende evropiane

Këtë të shtunë është mbajtur konferenca e 42-të e drejtorëve të policive në Prishtinë. Në këtë konferencë morën pjesë 26 vende evropiane

Pamje nga mbajtja e konferencës





Gjatë të shtunës së 29 tetorit, drejtorët e policive të 26 kryeqyteteve evropiane kanë marrë pjesë në konferencën e 42-të, e cila është mbajtur në Prishtinë.

“Përfundoi dje konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të 26 kryeqyteteve evropiane, të cilat u pritën nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se konferenca disa ditore ka rezultuar mjaft e suksesëshme, me nënshkrimin edhe të deklaratës së përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse, prej dhjetë pikash të nxjerra nga temat e trajtuara dhe diskutimet e zhvilluara përgjatë gjithë konferencës.

Mes tjerash, Policia e Kosovës theksoi se në këtë rast Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, ka falënderuar të gjitha vendet pjesëmarrëse për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në konferencë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika