Mbahet Konferenca e dytë vjetore e Arsimit të Lartë në Kosovë, MAShT-i jep detaje

MAShT ka filluar punimet Konferenca e dytë vjetore e Arsimit të Lartë në Kosovë, temë e kësaj konference do të jetë “Përgjigje praktike ndaj debateve mbi monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjive të universitetit”

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci





Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka filluar punimet Konferenca e dytë vjetore e Arsimit të Lartë në Kosovë, e cila është organizuar nga Heras Plus. Temë e kësaj konference do të jetë “Përgjigje praktike ndaj debateve mbi monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjive të universitetit”.

Gjatë kësaj Konference do të prezantohet edhe “Manuali për Monitorimin dhe Vlerësimin e Dokumenteve Strategjike në universitetet publike të Kosovës”.

“Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tenologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci theksoi se, reforma e Arsimit të Lartë është një ndër pesë shtyllat e Programit qeverisës 2021-2025 dhe Strategjisë së Arsimit 2022-2026, të dy këto dokumente të aprovuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MAShTI-t.

Pamje nga mbajtja e Konferencës së dytë vjetore e Arsimimit të Lartë

Ministrja Nagavci ka cekur se është punuar shumë që Agjencia e Kosovës për Akreditim të rikthehet në familjen evropiane të agjencive për sigurimin e cilësisë dhe AKA tashmë ka fituar statusin e anëtares së asocuar të ENQA.

“Nagavci bëri të ditur se janë duke vazhduar përpjekjet për rikthim të plotë në ENQA dhe EQAR, duke i bindur këto dy asociacione të rëndësishme se AKA është vërtetë një agjenci e pavarur që siguron respektimin e plotë të kritereve të cilësisë dhe dëshmi e këtij përkushtimi është edhe procedimi në Kuvend i Projektligjit për AKA”, vijon njoftimi.

Katër fusha kryesore të veprimit në këtë sektor, Nagavci ka konsideruar përmirësimin e cilësisë, përmirësimin e financimit, ndërlidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës dhe ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika