Mbahet për herë të shtatë turneu ‘’Tenis VIP’’

Në Prishtinë është mbajtur turneu “Tenis VIP”. Aty garuan mes vete figura të njohura politike, televizive dhe nga sfera të tjera në Kosovë

Për vitin e shtatë me radhë po mbahet turneu i tenisit që në përbërje ka fytyra publike.

Sivjet, nën organizimin e Djellza Kolgecit dhe Afërdita Paqaradës, pjesmarrës ishin politikanë, figura televizive e personazhe të ndryshme të njohura.

Pas hedhjes së shortit, filloi edhe ndeshja e parë, e kështu me radhë deri te e fundit.

Fitues i turneut ishte basketbollisti i njohur kosovar, Granit Rugova.

Njëra nga organizatorët u shpreh e lumtur me gjithë organizimin.

“Edhe këtë vit më këtë projekt, e kemi promovuar jetën e shëndetshme edhe definitivsht e ka arrit suksesin e vet, për faktin që kemi marrë përgjigje nga të gjithë ata që i kemi ftuar dhe është realizuar i gjithi në mënyrë të rrjedhshme”, ka thënë Paqarada.

Kurse, Djellza Kolgeci tha se turneu do të organizohet edhe viteve të ardhshme.

“Duke marrë parasysh që është viti i shtatë, besoj që po. Unë dhe Afërdita kemi organizuar projekte të ndryshme, kulturore sportive”, ka thënë Kolgeci.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ish-ambasadorja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku dhe disa figura të tjera të njohura.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika