Mbahet protestë kundër diskriminimit të grave dhe komuniteteve në punë

Të dielën e një majit, në Prishtinë është mbajtur protesta nën thirrjen “Liri, Barazi, Solidaritet”, e organizuar nga blloku antikapitalist i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Një protestë e tillë mban qëndrim politik ngase janë puntorët ata në të cilët mbështetet Kosova, kishte thënë njëra nga anëtaret e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, transmeton Telegrafi.

Ajo ka thënë se ka dy dekada që punëtorët rëndohen nga shtypja e korporatave dhe asgjësimi institucional.

“Të jesh grua, person LGBTI+, i ndonjë race tjetër, me nevoja të veçanta, je i papërshtatshëm edhe për t’u konsideruar si punëtore, kjo pasi ky sistem në të cilin ne gjendemi e që është sistemi patriarkal-kapitalist, është sistem i dhunës, i përçarjes, disiplinimit e shtypjes së shumicës në favor të pakicës”, kishte thënë ajo.

Një tjetër protestues ka reaguar, duke thënë se të punosh sot në Kosovë, ndonëse në kushte ç ‘njerëzore, është privilegji racor.

“Ne jemi në një ekonomi neoliberale, e cila është e organizuar në mënyrë thellësisht të padrejtë për komunitetet e identitete të caktuara. Të jesh rom, egjiptian apo ashkali në Kosovë, me automatizëm t’i privohesh nga e drejta për të punuar ose edhe kur punësohesh, akomodohesh në punët më denigruese e më keq të paguara.”, ka shtuar ai.

Protestës iu bashkua edhe 15-vjeçarja Esra Syla, e cila edhe pse nuk është e lindur në Kosovë, ka akuzar ish-drejtuesit e institucioneve për degradimin e shtetit të Kosovës.

Ajo ka thënë se protesta të tilla është dashur të bëhen shumë më herët.

“Nuk duhet ta gjykojmë kryeministrin tonë, Albin Kurti për mospunën e tij. Pse, sepse fajin e kanë ata që kanë qenë përpara në shtet si Hashim Thaçi e Isa Mustafa, faji iu takon atyre dhe jo neve, ata e vendosen shtetin deri në këtë pikë, ata e shteruan shtetin”, ka thënë ajo.

Protestuesit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të protestojnë deri në projektimin e një organizimi politik e ekonomik, ku punëtorët janë të lirë nga çdo formë e shtypjes.

 

Pjesë e kësaj proteste ka qenë edhe komuniteti LBTQ+, të cilët kanë reaguar përmes një postimi në Facebook.

“Sot ne ua rikujtojmë që ne jemi bazamenti i entiteteve të prodhimit, e që fatkeqësisht është uzurpuar nga korporata kapitaliste dhe vazhdon të uzurpohet. Ajo vazhdon trysninë, kontrollin dhe rënkimin/rëndimin mbi krahët tanë të punës. Kjo nuk do të ndodhte po qe se ne organizohemi rreth lëvizjeve për të drejtat tona, rreth sindikatave, rreth shpërfaqjes së padrejtësive tona në mënyrë publike”, ka shkruar faqja Dylberizëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika