Mbahet takimi i dytë i Komitetit Drejtues për Kornizën e Bashkëpunimit të OKB-së

Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje për takimin e dytë të Komitetit Drejtues për bashkëpunimin me Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Qendra e takimit të dytë të Komitetit Drejtues të Kornizës së Bashkëpunimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB) për Zhvillim të Qëndrueshëm (UNSDCF) kishte për qendër të takimit angazhimin e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe UNKT-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se antarësimi në organizatat euro-atlantike është pikësynimi i këtij bashkëpunimi duke theksuar se përmes këtij vizioni, Kosova ka për synim të jetë në një hap me zhvillimet teknologjike dhe mundësitë që ofron digjitalizimi.

Njëherësh, Kosova ka për synim të kontribuojë akoma më gjerë në agjendën e gjelbër e të sigurojë përfshirje për të gjithë qytetarët e saj, pa lënë anash politikat e migrimit, bën të ditur Zyra e Kryeministrit.

Në veçanti, të zhvillojë avancimin e  marrëdhënieve me diasporën, si pjesë integrale e zhvillimit.

Ky ishte takimi i dytë i organit më i lartë drejtues i UNSDCF 2021-2025, Komitetit Drejtues. Kjo kornizë artikulon detajisht bashkëpunimin e sistemit zhvillimor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me institucionet vendore dhe aleatët ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika