Mbahet takimi i koordinatorëve të prokurorive për veprat penale kundër integritetit seksual

Në fokus të takimit në mes koordinatorëve të prokurorive të vendit ishin fazat e procedurave të prokurorive ndaj veprave penale kundër integritetit seksual. Krahas kësaj, janë prezantuar edhe raportet nga ana e të pranishmëve





Koordinatori përgjegjës për veprat penale kundër integritetit seksual dhe njëherit prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, ka mbajtur një takim me të gjithë koordinatorët e prokurorive të vendit.

Bëhet e ditur se në fokus në këtij takimi ishte koordinimi i punës për trajtimin sa me efikas në të gjitha fazat e procedurës penale nëpër prokuroritë e vendit të veprave penale kundër integritetit seksual me ç’rast, janë prezantuar edhe raportet nga ana e të gjithë koordinatorëve të prokurorive.

“Me këtë rast janë prezantuar edhe raportet nga ana e të gjithë koordinatorëve të prokurorive, raporte këto, që kanë të bëjnë me lëndët për vitin 2021 dhe nëntëmujorin e vitit 2022”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, në fund të këtij takimi është theksuar domosdoshmëria e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, mbrojtësit e viktimave dhe qendrat për punë sociale të cilat mund të drejtojnë në zbulimin e rasteve.





Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika