Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka njoftuar se gjatë kësaj të diele, është mbajtur testi me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Kosovës

Pamje nga mbajtja e testit

Të dielën e 12 shkurtit, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, është mbajtur testi me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtorë profesionalë.

Ky proces ka filluar me shpalljen e konkursit për procedurën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së bashkëpunëtorëve profesionalë.

“Në kuadër të këtij procesi, rekrutues të dyzet (40) bashkëpunëtorëve profesionalë në gjykatat themelore morën pjesë 91 kandidatë, prej tyre 56 femra dhe 35 meshkuj”, njofton Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).

Mbajtja e testit sti me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Kosovës

KGjK-ja ka njoftuar se Kryetari i Komisionit për Rekrutim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtari Ngadhnjim Arrni, ka mbikëqyrur mbarëvajtjen e testit me shkrim.

“Po ashtu, në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi të rëndësishëm, morën pjesë përfaqësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE”, thuhet tutje në njoftimin e KGjK-së.

Testi me shkrim për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesionalë është një nga fazat e testimit të përgjithshëm, i cili përbëhet edhe nga testi me shkrim dhe intervistimi i kandidatëve, të cilin Këshilli Gjyqësor i Kosovës e menaxhon sipas standardeve më të avancuara.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika