Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar për disa vepra penale, duke përfshirë “privim i kundërligjshëm nga liria”, “lëndim trupor”, “sulm” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
“Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar”, njofton Policia e Kosovës.
Policia njofton se të dyshuarit janë 30 e 32 vjeç, dhe se janë shtetas të Republikës së Kosovës.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.