Sulmuesi Mbappe ka konfirmuar se do nënshkruajë marrëveshjen e re me klubin, 23 vjeçari tashmë është bërë temë e debatit gjatë këtyre javëve se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.
Para ndeshjes me Metz ditën e shtunë ai ka njoftuar për vendimin e tij që do t’i përkushtohet PSG-së.
🚨 IT'S OFFICIAL 🚨
Kylian Mbappe has signed a new contract with PSG ✍️https://t.co/QU8tQnqEf8
— SPORTbible (@sportbible) May 21, 2022
Pas marrjes së këtij vendimi, La Liga ka shkruar një deklaratë për këtë lloj marrëveshjeje ku ata kanë thënë se kjo sulmon stabilitetin ekonomik të futbollit evropian, dhe se kjo vë në rrezik mijëra vende pune.
LaLiga do të paraqesë një ankesë kundër PSG-së përpara UEFA-s, autoriteteve administrative dhe fiskale franceze dhe autoriteteve të Bashkimit Evropian për të vazhduar mbrojtjen e ekosistemit ekonomik të futbollit evropian dhe qëndrueshmërisë së tij.
Sipas La Ligës PSG po merr investim të pamundur, pasi që ata kanë një faturë të papranueshme pagash dhe humbje financiare në sezonet e mëparshme.
Ndër të tjera ata shtuan se presidenti i klubit të Paris Saint German po shkel rregullat aktuale të kontrollit ekonomik të UEFA-s dhe Francës.
Sjellja që kanë treguar ata është një sjellje që nuk tregon respekt dhe nuk i respektojnë rregullat, pasi që këto rregulla janë thelbësore dhe duhet të mbahen.