Kontrata e re e Mbappes me PSG-në i ka dhënë ndikim në sallën e bordit drejtues sipas kushteve të kësaj kontrate.
Sipas një postimi në Twitter, SPORTbible pretendonte se Mbappe dëshironte që Neymar, trajneri Pochettione dhe 12 lojtarë të tjerë te largoheshin nga klubi.

Lojtarët që u përfshinë në atë listë ishin : Thilo Kehrer, Julian Draxler, Danilo Pereira, Leandro Walls, Ander Herrera, Layvin Kurzawa, Mauro Icardi, Pablo Sarabia, Juan Bernat, Idrissa Gueye, Colin Dagba dhe Sergio Rico, raporton “Marca”.
Ndërsa, SPORTbible e kanë fshirë postimin e tyre në Twitter pasi morën një përgjigje drejtpërdrejt nga Mbappe.
Ku ai nëpërmjet një postimi në Twitter dhe Instagram, këtyre pretendimeve iu përgjigj vetëm me fjalën “FAKE’.
FAKE ❌
— Kylian Mbappé (@KMbappe) June 2, 2022