Klubi i futbollit PSG ka ofruar për francezin një projekt sportiv i cili përfshin punësimin e po ashtu, edhe shkarkimin e menaxherëve dhe bashkëlojtarëve të skuadrës.
Përveç se fitimi i tij do të jetë 4 milionë funta në muaj, do t’i ofrohet edhe një tarifë nënshkrimi prej 100 milionë funtash për të ndaluar Madrilenët që ta bëjnë transferimin e lirë të superlojtarit, Mbappe.
Përpjekjet e PSG-së po quhen dëshpëruese, pasi Mbappe veçse do të bëhet pjesë e Real Madrid-it, por të mëdhenjtë e Ligës 1 do t’i jepnin atij këtë kontroll në qoftë se ai do të pranonte të rishkruante kontratën me ta, pra do të vazhdonte në ekipin e tyre.
Kontrata e Sulmuesit francez me klubin e Paris Saint German është afër skadencës pra në fund të sezonit ajo mbaron dhe tani ai është afër bashkimit me Real Madrid-in, raporton DailyMail, përcjell Portali D.
Sipas mediave të huaja Mbappe do të merrte afër 100 milionë fnteve në qoftë se ai do të rinënshkruante kontratën me PSG-në.
Presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi, ka raportuar se ky vendim për t’i lënë Mbappes në dorë kontrollin, do t’i lejonte francezit që të merrte vendim edhe për menaxherin argjentinas Mauricio Pochettino i cili është edhe trajneri aktual i klubit të Ligës 1 të Paris Saint German (PSG).
Por Mbappe me sa duket ka finalizuar marrëveshjen për t’u bërë lojtar i Madrilenëve, ku ai ka shtuar se “Nuk mund të them për të ardhmen time, por do ta dini shumë shpejt… është pothuajse e vendosur”.
Ndeshja e fundit e Mbappes në klubin e PSG-së mund të jetë këtë të shtunë me Metz, ku përmes kësaj ndeshjeje përfundohet edhe sezoni i tyre në ligë.
Ndër të tjera Parisi ka fituar 11-të ndeshjet e fundit në Ligën 1 kundër klubit të futbollit Metz.
Kylian Mbappe ‘ka vendosur të nënshkruajë’ për Real Madridin