Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madridit

Kylian Mbappe tashmë është zyrtarisht lojtar i Real Madridit

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, ka nënshkruar këtë të martë dhe është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri i Real Madridit.

Mbappe u prit me ceremoni në Real Madrid City nga presidenti Florentino Perez, ku ai nënshkroi kontratën për pesë sezone të ardhshme.

Siç ka njoftuar klubi spanjoll, Mbappe mori një kopje të stadiumit, një orë dhe një fanellë me emrin dhe numrin e tij, nëntë, si pjesë e ritualeve të prezantimit në klubin spanjoll.

Pas përfundimit të testeve mjekësore në mëngjes, sulmuesi do të dalë në fushën e Santiago Bernabeut, për t’u përshëndetur me entuziazëm nga tifozët.

Mbappe do të luajë rol të rëndësishëm në skuadër në sezonin e ardhshëm dhe është një fitim i madh për Real Madridin në garën për tituj në futbollin evropian.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika