Mbaroi ëndrra e “Dardanëve” të rinj: Mbyllin me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të ‘Elite Round’ për Euro 2024

Kombëtarja e Kosovës U19 e ka mbyllur me humbje pjesëmarrjen në ‘Elite Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

‘Dardanët’ e rinj u mposhtën nga Sllovenia U19, me rezultat 2:0.

Golat për sllovenët i realizuan Jaka Potocnik (40’) dhe Florjan Jevsenak (87’).

Pavarësisht tentimeve, të përzgjedhurit e Adil Maliqit nuk arritën të gjejnë rrugën drejt rrjetës.

Kosova U19 përfundoi e treta në grupin 1, me tre pikë.

Si lidere e grupit me shtatë pikë, Spanja siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Teksa, e dyta është renditur Sllovenia me katër pikë dhe e fundit Austria me tre sosh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika