Gjykimit gati dy vjeçar në Shkallë të Parë të Salih Mustafës i ka ardhur fundi. Nga e martja, e deri të enjten, prokuroria, mbrojtja e Mustafës dhe mbrojtja e viktimave do t’i thonë fjalët e tyre përfundimtare. Më pas, nga ky veprim, trupi gjykues do të ketë 90 ditë kohë që ta shpallë aktgjykimin. Për RTV Dukagjinin, ka rrëfyer gjatë ditës Fatmir Humolli, i cili është një prej personave që dëshmoi në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës.
Për të përquar një mesazh kundër trajtimin që ia bëri Gjykata, Salih Mustafa, në herën e tij të parë para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara, u paraqit me këtë veshje.
Më zyrtar u pa në disa prej rasteve të tjera e gjykimi në shkallë të parë ndaj Mustafës, që ka gati dy vite që po qëndron në paraburgim, ka ardhur drejt fundit.
Të martën prokurori do ta thotë fjalën përfundimtare, ndërsa të mërkurën dhe të enjten radhën për një veprim të tillë do ta kenë mbrojtja e Mustafës dhe mbrojtja e viktimave.
Pjesë e këtij procesi gjyqësor, si dëshmitar ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.
Eprori i lartë i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ka fjalë të mëdha për bashkëluftëtarin Mustafa.
“Salih Mustafa ka qenë prej aktivistëve më të ri besoj unë në Kosovë, që e ka rreziku jetën e vete për me sjellë armë prej Kroacisë për t’i ndërtuar njësitet e para çlirimtare në Kosovë kundër pushtuesit serb. Prej një pjese të arëmve të cilat i ka sjellë Salih Mustafa është furnizu Zahir Pajaziti dhe njësitet e Llapit”, ka thënë Fatmir Humolli, deputet.
Humolli beson se brenda Bashkimit Evropian ekziston një lob, i cili sipas tij ka dashur ta ndotë gjithë UÇK-në, duke e akuzuar për krime edhe pjesën politike të saj.
“Lëvizje Kombëtare për Çlirimin e Kosovës ka bërë marrëveshje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe i ka pri krijimit të frontit politik dhe ushtarak kundër pushtuesit serb dhe tash tendenca që me e marrë një pjesëtar, një anëtar të LKÇK-së, që me thënë që të gjitha kategoritë shoqërore, politike të kombit shqiptar janë të përlyera me krimin”, ka shtuar ai.
Procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës, e ka ndjekur në tërësi hulumtuesja e IKD-së, Media Kadriu.
“Sikurse edhe në rastet e tjera që tanimë janë në proces para Dhomave të Specializuara, zvarritje kemi parë gjatë procedurës paraprake që zhvillohet pranë kësaj gjykate, ku edhe në rastin e Salih Mustafës ka pasur zvarritje të tilla, ku procedura paraprake ka zgjatur mbi 11 muaj, konkretisht 11 muaj e 21 ditë”, ka thënë Kadriu.
Pas fjalëve përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes, trupi gjykues do të ketë kohë 90 ditë për të shpallur aktgjykimin.