‘’Mbështetja e nënave do të jetë kusht për cilëndo parti që sheh interes për bashkëqeverisje’’, thotë Rrahmani nga Lista për Familjen

Eman Rrahmani nga Lista për Familjen ka thënë se koalicioni i tyre në programin qeverisës kanë parapa që të kenë një pako ndihme për gratë.

‘’Mbështetjen e grave për të cilat lindin fëmijën e parë ku ne kemi me ju ofru mbështetje pagë prej 500 euro mujore për dy vite rresh. Gratë të cilat do të lindin fëmijën e dytë, do tu ofrohet mbështetje pagë prej 750 euro për periudhën dy vjeçare si dhe gratë të cilat lindin tre e më shumë fëmijë do tu ofrohet mbështetje pagë mujore prej 1000 euro për dy vite rresht’’, ka thënë Rrahmani përballë analistëve në RTV Dukagjini.

‘’Kjo pikë është pika më e rëndësishme që duhet të jetë në 20 vitet e ardhshme për me ndrysu trendin e natalitetit. Në vendin tonë nataliteti sipas statistikave është diku 1.51 lindje për çift që është edhe më e ulët se sa në Serbi, kështu që nëse kemi fokus diku do të duhej të fokusohemi pikërisht  në këtë pikë edhe që ka të bëjë edhe me çështjen e kauzës tonë mbrojtjen e familjes sepse pa lindshmëri, pa familjen nuk mund të ketë as shtet, as komb. Kjo është pika që na angazhohemi që të bëjmë gjithçka që kjo të zotohet edhe  të jetësohet. Ky ka me qenë kusht për çfarëdo lloj bashkëpunimi me cilindo subjekt që sheh interes për bashkëqeverisje me neve’’, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika