Një familje ukrainase në Zaporizhzhia u fsheh në bodrumin e shtëpisë së tyre kur ra alarmi i sulmit ajror rus.
Ishte një vendim i mirë pasi shtëpia e tyre u godit shpejt nga një raketë ruse, e cila “i varrosi për së gjalli”.
Shërbimi i shpëtimit arriti në vendngjarje dhe i nxori të gjithë të padëmtuar, ka raportuar visegrad24.
Vlen të theksohet se Rusia ka intensifikuar sulmet drejt shtetit ukrainas pas kundërofensivës së trupave ukrainase.
Ndërsa Zaporizhzhia është një ndër katër rajonet që së fundi presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur t’i aneksojë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
A Ukrainian family in Zaporizhzhia hid in the basement of their house when the air raid alarm sounded.
It was a good decision as their home was quickly hit by a Russian missile, which buried them alive.
The rescue service arrived at the scene and dug them all out unharmed. pic.twitter.com/e8AiiSWRzc
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 12, 2022