Mbetet pezull marrëveshja për ratifikimin e kredisë për programin e financave publike

Ka mbetur pezull Marrëveshja Ndërkombëtare për ratifikimin e kredisë për programin e financave publike, për shkak të mospajtimeve në mes të pozitës dhe opozitës

Ka mbetur pezull Marrëveshja Ndërkombëtare për ratifikimin e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Kjo, sepse, kishte mospajtime në mes të pozitës dhe opozitës.

Në votimin për këtë marrëveshje kanë marrë pjesë 66 deputetë, ku 48 prej tyre kanë votuat pro, 16 kundër dhe 2 të tjerë abstenuan.

Në këtë seancë të Kuvendit janë duke u votuar marrëveshjet ndërkombëtare, derisa kujtojmë se kjo seancë ka filluar me një orë vonesë, ishte paraparë të niste në orën 10:00, ndërsa ka nisur në orën 11:00.

Në rend të ditës janë 27 pika.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika