Mbetje mortore në Podujevë dyshohet se i takojnë luftës së fundit

Në fshatin Obranq të Podujevës pas gërmimeve në varrezat e fshatit janë gjetur mbetje mortore, eshtra, të cilat dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e të zhdukurve me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Kockat janë gjetur të mbështjella në një batanije, dhe kjo falë raportimit të qytetarëve

Në muajin janar, gjatë varrimit të një bashkëfshatari, banorët e fshatit Obranq të Podujevës hasën në një batanije në thellësi të tokës.

Dyshimet dhe shqetësimet se në të mund të jenë të mbështjella kocka njerëzore, qytetarët i adresuan menjëherë tek institucionet.

Sot në orët e mëngjesit ekskavatori doli në terren.

Ekspertët mjekoligjor të IML-së, zyrtarë nga Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit bashkë me organizata lokale ishin në pritje të rezultateve.

Dhe ato erdhën, u deshën pak orë gërmime në mënyrë që mbetjet kockore apo eshtrat të dalin në sipërfaqe.

Ato dyshohet se i takojnë personave që janë të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Sot në mëngjes kanë filluar gërmimet në këtë lokacion, të cilat tani më kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore po e them minimumi të një personi një individi. Megjithatë numri i saktë i personave të zhvarrosur dhe identiteti i tyre do të mund të përcaktohet vetëm pasi të përfundojnë të gjitha ekzaminimet mjekoligjore përfshirë në këtë rast identifikimin përmes ADN-së”, ka deklaruar Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit.

Në varrezat e fshatit nuk është hera e parë që po kryhen gërmime në kërkim të eshtrave të të zhdukurve.

“Në këto varreza nga përfundimi i luftës sot është hera e katërt që po bëhen zhvarrime. Deri tash janë zhvarrosur 8 trupa, prej tyre 3 janë identifikuar përmes analizës së ADN-së i janë dorëzuar familjes, ndërsa personat tjerë i kanë identifikuar vetë familjarët në bazë të ndonjë fragmenti, të ndonjë rrobe, apo gjësendi në trupin e tyre”, ka deklaruar Latif Mehmeti – Shoqata për persona të pagjetur dhe viktima të luftës “Përkorë”.

Për të verifikuar për mbetje të tjera të mundshme, në këtë varrezë do të ketë prap gërmime.

 “Po në Podujevë ne i kemi pasur 85 të zhdukur momentalisht i kemi edhe 41 të zhdukur, që nuk dihet për fatin e tyre”, ka theksuar Mehmeti.

Në gjithë Kosovën të zhdukur nga forcat dhe shteti i Serbisë, mbeten mbi 1600 persona, shumica dërmuese civilë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika