Mbetjet mortore që u gjetën në Prishtinë janë të një personi që figuron në Listën e të Zhdukurve

Mbetjet mortore të gjetura në lagjen Matiçan, në Prishtinë është konfirmuar nga Policia e Kosovës se i përkasin një personi që figuron në Listën e të Zhdukurve gjatë periudhës së luftës

Fotografi ilustruese

Të enjten në lagjen “Matiçan” në Prishtinë, janë gjetur mbetje mortore të një individi që dyshohet se i takojnë kohës së luftës së vitit 1998/1999.

Këto mbetje mortore, sipas njoftimit të Policisë, i përkasin një trupi të njeriut që figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës 1998/1999.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bazë të analizës së informatave të pranuara, ka arritur që të siguroj informacione për mbetje eshtërore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës, veçanërisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, është angazhuar në këtë çështje dhe ka arritur të sigurojë informacione të rëndësishme lidhur me këtë rast.

Përveç policisë, në vendin e ngjarjes janë dalë edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Mbetjet mortore të gjetura tani janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të bërë obduksionin dhe identifikimin e tyre.

Gjithashtu, është lëshuar një urdhër nga Gjykata Themelore Departamenti Special në Prishtinë lidhur me këtë lokacion, dhe vendi është kodifikuar me Kodin TWE për të siguruar të gjitha procedurat e nevojshme dhe respektimin e ligjit në këtë çështje.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, ka bërë të ditur se përveç vazhdimit të gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës, janë kthyer edhe në lokacionin e varrezave në lagjen Matiqan, Prishtinë.

“Pas disa orë gërmimeve, bazuar në informatat plotësuese, në lokacionin në Mat janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore (eshtrat) të një individi, që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet e realizuara sot, janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit Maj në këtë lokacion që po ashtu kishin rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, më 4 tetor, ekipet mjeko-ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë zbuluar mbetje skeletore në Bishtazhin e Gjakovës, që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Haxhiu, ka bërë të ditur se ekipet mjeko-ligjore do të zhvillojnë kërkimet në Bishtazhin edhe në ditët në vijim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika