Mbeturinat në kryeqytet nuk do të mund të mblidhen nga Kompania “Pastrimi” për shkak të mbylljes së deponisë nga ana e Kompanisë për Menaxhimin në Kosovë.
Përmes njoftimit në Facebook, “Pastrimi” njofton se një veprim i tillë në gërshetim me temperaturat e larta, mund të ketë pasoja në shëndetin publik për shkak të ndonjë rreziku të përhapjes së ndonjë epidemie për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave në Prishtinë.
“Duhet të ceket se gjatë fluksit më të madh të punës, çdo ditë deponia mbyllet, ndërsa hapet në përfundim të oraritm dhe kështu drejtëpërdrejt atakohen puntorët e Kompanisë ‘Pastrimi’. Për ne një maltretim i tillë është i papranueshëm”, thuhet në njoftim.