Mbi 1 mijë gjoba trafiku të shqiptuara për një javë në Ferizaj

Mbi një mijë gjoba trafiku janë shqiptuar përgjatë një jave nga Policia Rajonale në Ferizaj

Ndalimi i automjeteve nga Policia

Policia Rajonale e Ferizajt, që nga data 18 e deri më 24 korrik, ka shqiptuar, gjithsej, një mijë e 484 gjoba trafiku.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia rajonale gjatë javës që shkoi nga data 18-24 ka shqiptuar këto kundërvajtje: Mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar, 575 gjoba, tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar katër gjoba, kyçja e parregullt në rrugën kryesore gjashtë gjoba”, thuhet në njoftim.

Pos tyre, janë shqiptuar edhe 15 gjoba për kundërvajtjen “Drejtimi nën ndikimin e alkoolit”.

Ndalimi nga Policia e Kosovës

Ndërkaq, sa i përket drejtimit të automjetit pa patentë shofer janë shqiptuar 15 gjoba.

“Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve, 26 gjoba, xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 14 gjoba, mospërdorimi i rripit të sigurisë, 157 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 92 gjoba, drejtimi i motoçikletës -pa helmet, 3 gjoba, kundërvajtje tjera bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 577 gjoba, heqje e patentë shoferit, 14 shoferëve”, vijon njoftimi.

Ndërsa, janë gjithsej 44 aksidente të raportuara, në mesin e të cilave janë 31 aksidente me dëme materiale dhe 13 me lëndime.

Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar për ndonjë aksident me fatalitet.

Ndryshe, sipas njoftimit thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon te shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika