Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do të mabjë një konferencë për media për të raportuar rreth procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. Deri më tani, pjesëmarrja është 1.204.560, dhe kryeshefi ekzekutiv Avni Kastrati ka theksuar se procesi po ecën mirë dhe pritet të përfundojë me sukses

Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Kryeshefit ekzekutiv i Agjensionit të Statistikave të Kosovës [ASK], Avni Kastrati, ka thënë javën e kaluar se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1.204.560.

Kastrati ka thënë se nëse vazhdon kështu, procesi do të përfundojë i suksesshëm.

Ndryshe këtë javë mbyllet procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i cili ka filluar më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011.

Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika