Mbi 100 mijë euro mblidhen për Lum Bordoniqin, “Radar” vazhdon me thirrjen për ndihmë

Lumi Bordoniqi, një adoleshent i ri dhe i shkathët nga Kosova, po përballet me një betejë të vështirë kundër një sëmundjeje. Në moshën 16-vjeçare, ai u diagnostikua me Ewing Sarcoma, një formë shumë agresive e kancerit të eshtrave. Situata është e rëndë dhe vetëm një transplantim i palcës mund të shpëtojë jetën e tij

Lum Bordoniqi

Lum Bordoniqi, një djalë i vetëm 16-vjeçar nga Kosova, po përballet me një sfidë të rëndë – diagnozën e “Ewing Sarcoma”, njohur si kanceri i eshtrave. Që të mund të shërohet, ai ka nevojë për një transplant të palcës, por familja e tij nuk ka mjetet financiare për të përballuar këtë shpenzim të madh.

Trajtimi dhe kujdesi i nevojshëm për Lumin janë në dispozicion në Spitalin Turk Medical Park, por familja e tij nuk ka mundësi financiare për të mbuluar shpenzimet e trajtimit.

Duke u përballur me një situatë kaq të vështirë, ata kanë nisur një thirrje për ndihmë publike për të siguruar fondet e nevojshme.

Deri më tani, iniciativa e emisionit “Radar” të Radio Dukagjinit ka mbledhur një shumë prej 113,700 mijë eurosh në ndihmë për Lum Bordoniqin.

Megjithatë, për të siguruar trajtimin e plotë, familja ka nevojë për një shumë prej 130,000 eurosh.

Andaj “Radar” vazhdon iniciativën edhe sot për thirrjen për ndihmë për Lum Bordoniqin.

Po ashtu, edhe familja Bordoniqi bën thirrje për ndihmën tuaj dhe ju lutet të përfshiheni në këtë përpjekje humane.

Të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre mund ta bëjnë duke transferuar fonde në llogarinë bankare të prindit të Lumit, Përparim Bordoniqi, në NLB BANK.

Numri i llogarisë është 1704010110002089, IBAN: XK051704010110002089 dhe kodi SWIFT është NLPRXKPR.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika