​Mbi 100 propozime të reja për listën e barnave esenciale

Mbi 100 propozime të reja janë bërë në kuadër të listës së barnave esenciale, ku prej tyre mbi 60 janë pranuar nga komiteti. Produktet e reja të përfshira, janë barna për sëmundjet e të gjitha organeve të trupit.

Kështu u tha në diskutimin publik lidhur me listën e re të barnave esenciale.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se lista e barnave esenciale të prezantuara sot ngjason me atë të OBSh-së.

“Paraqet një listë të nevojave esenciale, efikase, të sigurta dhe kosefektive. Komiteti profesional është në përbërje të profesionistëve, të cilëve si ministri ju falënderohemi për punën e bërë. Puna e komitetit ka qenë voluminoze. Për ne është shumë me rëndësi që të ketë përfitime shtesë. Ne jemi të bindur se debati i sotëm do të na sjellë komente edhe rekomandime që edhe më shumë do të na ndihmojnë”, ka thënë ai, raporton KP.

Kryesuesi i komitetit, Driton Vela, tha se puna për revidimin e listës esenciale ka nisur në tetor të vitit të kaluar.

“Kemi arritur të zgjerojmë listën në lëmit e ndryshme. Gjithashtu kemi vendosur standardin e ri të transparencës. Një prej caqeve kryesore të komitetit ka qenë që ta zgjerojmë listën, kemi pranuar rreth 130 propozime të reja, 68 janë pranuar. Propozimi nuk do të thotë një bari i ri. Në përgjithësi bari i ri përfshin koncept dokumentin për sëmundjet e rënda. Gama e produkteve të reja përfshin gjitha sëmundjet e gjitha organeve të trupit të njeriut”, ka thënë ai.

Vela ka shtuar se në të ardhmen do të bëhet plotësimi i bazës ligjore për listën e barnave esenciale dhe do të krijohen mekanizma të kontrollit të zbatimit të saj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika