Mbi 100 të lënduar nga përplasja e trenave në Pekin

Dy trenat u përplasën në një metro në Pekin të Kinës, gjatë motit të lig dhe borës së madhe duke shkaktuar dëme dhe lëndime për qindra persona. Rreth 500 njerëz janë dërguar në spital, duke përfshirë 102 persona me thyerje eshtrash

Oficerët policorë në vendin e ngjarjes së përplasjes së trenave në Pekin, Kinë, 15 dhjetor 2023.

Dy trena u përplasën në një metro në kryeqytetin kinez, Pekin, gjatë motit të lig si pasojë e borës së madhe, duke shkaktuar lëndimin e qindra personave, thanë autoritetet kineze të premten.

Rreth 500 njerëz u dërguan në spital, përfshirë 102 me thyerje eshtrash, sipas zyrtarëve.

Aksidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në perëndim të Pekinit, në një metro nëntokësore.

Binarët e rrëshqitshëm e shtynë një tren të frenojë në mënyrë automatike. Një tren tjetër që po vinte pas tij nuk qe në gjendje të frenojë me kohë dhe si pasojë u përplas me të, thanë zyrtarët e transportit të Pekinit të premten.

Policia, emergjenca dhe autoritetet e transportin shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ia dolën t’i evakuojnë të gjithë udhëtarët deri në orën 23:00 të enjten, sipas zyrtarëve.

Njëzet e pesë udhëtarë mbesin nën vëzhgim, ndërsa 67 mbetën të shtrirë në spital të premten në mëngjes, thanë autoritetet.

Bora e madhe, që filloi të bjerë të mërkurën, ka shkaktuar pezullimin e udhëtimeve me disa trena dhe mbylljen e shkollave, shkruan REL.

Autoritetet alarmuan për rrugë me ngrica, të ftohtë ekstrem dhe reshje bore. Temperaturat pritet të bien në minues 11 gradë të premten natën.

Nuk është raportuar për viktima nga stuhitë dimërore që e kanë goditur një pjesë të madhe të Kinës veriore. Dimrat në Pekin janë zakonisht shumë të ftohtë, por rrallëherë me reshje të mëdha bore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika