Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë pas armëpushimit

Luftimet në Rripin e Gazës kanë rifilluar pas skadimit të marrëveshjes së armëpushimit, me bombardime izraelite që kanë shkaktuar vdekjen e rreth 100 njerëzve, sipas zyrtarëve shëndetësorë

Tymi duke u ngritur lart mbi ndërtesa, pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, të premten më 1 dhjetor 2023.

Bombardimet izraelite në shtëpitë dhe ndërtesat e Rripit të Gazës i kanë vrarë rreth 100 njerëz, sipas zyrtarëve shëndetësorë në këtë enklavë, pasi luftimet rifilluan të premten pak minuta pasi skadoi marrëveshja e armëpushimit.

Izraeli e ka akuzuar Hamasin – grupin radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – për shkeljen e armëpushimit, derisa Hamasi e ka akuzuar Izraelin, duke thënë se ai nuk i pranoi ofertat për lirimin e më shumë pengjeve.

Katari, ndërmjetësuesi i tyre, tha se përpjekjet po vazhdojnë për ta ripërtërirë armëpushimin, sipas të cilit, Izraeli i pati ndërprerë shumicën e veprimeve ushtarake në Gazë dhe liroi të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe adoleshentë, në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Mbi 100 pengje u liruan gjatë armëpushimit njëjavor, shumica e të cilëve dukeshin mirë fizikisht, por të tronditur.

Izraeli thotë se 115 burra, 20 gra dhe dy fëmijë janë ende duke u mbajtur rob në Gazë.

Bombardimet dhe ofensiva tokësore disajavore i la shumicën dërrmuese të 2.3 milionë palestinezëve pa shtëpi dhe pa strehë, duke e shkaktuar një krizë humanitare.

Më shumë se 14.800 palestinezë janë vrarë – dy e treta e të cilëve fëmijë dhe gra – sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e sunduar nga Hamasi, shkruan REL.

Rreth 1.200 izraelitë u vranë, shumica gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael, i cili e nxiti këtë luftë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika