Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se numri i civilëve palestinezë të vrarë është rritur të paktën në 11 mijë e 78.
Këtë e ka bërë të ditur ministria në përditësimin e saj të fundit.
Në mesin e të vdekurve janë të paktën 4 mijë e 506 fëmijë, raporton Al Jazeera, përcjell Dukagjini.
Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka thënë të premten se e ka mirëpritur dakordimin e Izraelit për pauzë humanitare në ofensivën e tij në Gaza, por duhet të bëhet më shumë.
Lexo dhe: Blinken thotë se “duhet të bëhet më shumë” për t’i mbrojtur civilët palestinezë
“Shumë palestinezë janë vrarë. Ka shumë që kanë vuajtur javët e fundit, dhe ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar dëmtimin e tyre, dhe për të rritur ndihmën që u jepet atyre”, ka thënë Blinken.