Mbi 115 mijë shqiptarë të regjistruar në Luginën e Preshevës

Mbi 15 mijë shqiptarë janë regjistruar në Luginën e Preshevës në Serbi. Shqiptarët e Luginës së Preshevës i janë përgjigjur në mënyrë masive procesit të regjistrimit. Qytetarët shqiptarë, duke pasur për bazë rezultatet preliminare thonë se Serbia, tashmë, duhet të përballet me realitetin e pamohueshëm dhe t' i plotësojë të drejtat themelore të njeriut që vetëdijshëm po ua mohon shqiptarëve

Shqiptarët e Luginës së Preshevës i janë përgjigjur në mënyrë masive procesit të regjistrimit. Të dhënat preliminare flasin për një numër prej mbi 115 mijë qytetarë të regjistruar.

Pjesëmarrja në regjistrim ka qenë vendim i të gjitha partive politike, që tubojnë shqiptarët në Luginë. Qytetarët shqiptarë, duke pasur për bazë rezultatet preliminare thonë se Serbia, tashmë, duhet të përballet me realitetin e pamohueshëm dhe t’ i plotësojë të drejtat themelore të njeriut që vetëdijshëm po ua mohon shqiptarëve, njofton RTK.

“Po me qenë se tash është një pasqyrë reale e regjistrimit të popullatës, është shans i mirë që të kërkohet që të kthehen që të gjitha institucionet, të cilat janë tërhequr kryesisht nga Presheva, por edhe nga Bujanoci dhe Medvegja. Dhe, përveç kësaj, duhet edhe të shtohen institucionet tjera, konform numrit të popullatës në nivel shtetëror”, theksoi Zejni Fejzullahu

Ndërsa, në një bisedë telefonike gjatë ditës së hënë në emisionin “Magazina” me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, në Radio Dukagjini, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka thënë se deri më tash i bie që rreth 100 mijë shqiptarë kanë deklaruar kombësinë në Serbi.

“Në Preshevë janë regjistruar 58 mijë e 845 banorë, mbi 54 mijë qytetarë janë regjistruar në Bujanoc dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen. Derisa në Medvegjë rreth tetë mijë janë regjistruar. Ende nuk është përmbyllur procesi në Medvegjë dhe Bujanoc. Afërsisht janë 100 mijë shqiptarë që janë regjistruar, por ende nuk i kemi të dhënat e përpunuara”, ka thënë Mustafi.

Gjatë kësaj bisede, Mustafi i ka quajtur shqetësuese deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se shifrat e regjistrimit janë fryrë nga shqiptarët.

“Deklaratat e presidentit Vuçiq ishin shqetësuese. Kemi takuar Komisarin e Lartë për Pakicat Kombëtare nga Haga, ambasadorin e OSBE-së dhe kemi kërkuar monitorim të përfundimit të procesit dhe përpunimit të të dhënave. Rreth 100 mijë shqiptarë është dëshmia më e mirë kundër diskriminimit e pasivizimit të adresave”, ka shtuar Mustafi.

“Kemi dëshmuar se nuk jemi vetëm 5 mijë e 809 shqiptarë sa ishin në regjistrat zyrtare të Entit të Statistikave Republikane”, ka thënë Mustafi për Radio Dukagjini.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmën e ofruar gjatë këtij procesi të rëndësishëm.

Rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë në Serbi, do të publikohen brenda 30 ditëve pas përfundimit të regjistrimit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të dalin pjesë-pjesë, duke filluar nga marsi ose prilli i vitit të ardhshëm.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika