Mbi 150 minatorë të Kishnicës hyjnë në grevë, kërkojnë nivelizim të pagave

Mbi 150 minatorë të minierës së Kishnicës kanë hyrë në grevë që nga mëngjesi i kësaj të marte, pasi duan nivelizim të pagave sikur minatorët e “Trepçës”

FOTO: RTV Dukagjini

Mbi 150 minatorë të Flotacionit në Kishnicë kanë hyrë në grevë që nga mëngjesi i së martës pasi duan nivelizim të pagave sikurse minatorët e Trepçës.

Përfaqësuesi i punëtorëve, Xhevdet Zymeri ka treguar për RTV Dukagjini se janë duke kërkuar vetëm që të zbatohet marrëveshja e bërë në vitin 2022 që të nivelizohen pagat.

Ai ka bërë të ditur se punëtorëve u janë ndaluar nga 90 euro të cilat janë të dedikuara për shujta.

Ndër të tjera, ai ka thënë se nivelizimi i pagave është premtuar nga 1 janari, e që sipas tij nuk është realizuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika