OKB-ja ka paralajmëruar se mungesa e madhe e furnizimeve mjekësore po pengon reagimin ndaj një tërmeti vdekjeprurës që ka goditur Birmaninë të premten, ndërsa kërkimi për të mbijetuarit po vazhdon.
Më shumë se 1,600 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.7 që ka prekur edhe vendet fqinje, përfshirë Tajlandën, raporton BBC.
Në Bangkok, një trup i 12-të është gjetur të shtunën në mbrëmje nga vendi i një ndërtese të shembur dhe në Mandalay, Birmani, një grua është gjetur e gjallë pasi kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja për 30 orë.
Në Birmaninë e shkatërruar nga lufta, Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) – e cila është në mërgim, ka njoftuar një “pauzë dy-javore në operacionet ushtarake sulmuese” në zonat e prekura nga tërmeti.