Mbi 1600 të zhdukur nga lufta, Osmani: E vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se "Serbia akoma fle mbi varreza masive e refuzon t’i hapë arkivat ku gjinden informatat për më të dashurit tanë"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, ka kujtuar mbi 1600 të zhdukur me dhunë.

Osmani ka thënë se shumë prej tyre fëmijë që ua morën nënave nga djepi.

Presidentja është shprehur se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish.

E para e vendit ka theksuar se Serbia akoma “fle” mbi varrezat masive dhe refuzon t’i hapë arkivat ku gjinden informatat për të zhdukurit.

Lidhur me këtë ditë ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila përmes një postimi ka thënë se Kosova kërkon drejtësi për krimet e luftës, derisa Serbia vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit e këtyre krimeve.

Lexo më shumë: Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta e fundit, MPJD: Serbia vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit

“Në festën kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të zhdukurit ende në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb. Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite”, thuhet në postimin e MPJD-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika