Mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti në Marok

Numri i viktimave nga tërmeti i së shtunës në Marok ka arritur në 2012 dhe rreth 2059 të tjerë u plagosën, 1,404 prej tyre në gjendje kritike

Pamje nga tërmeti në Marok. Foto: Reuters

Numri i të vdekurve nga tërmeti i së shtunës në Marok ka arritur në 2012 dhe rreth 2059 të tjerë u plagosën – nga të cilët, 1,404 ishin në gjendje kritike.

BBC raporton se këtë e kanë thënë zyrtarët.

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi Marokun pak pas orës 23:00 (22:00 GMT) të premten mbrëma.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë vendin – veçanërisht në pikën turistike të Marrakeshit dhe fshatrat e largëta në malet e Atlasit të Lartë aty pranë.

Së bashku me shumë vende që ofrojnë ndihmë, Algjeria ka thënë se ishte e gatshme të hapte hapësirën e saj ajrore në mbështetje të Marokut, pavarësisht ndërprerjes së lidhjeve me fqinjin e saj dy vjet më parë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika