Mbi 2 milionë njerëz kërkojnë bileta për të parë ndeshjen mes Ronaldos dhe Messit në Arabinë Saudite

Raportohet se deri më tani më shumë se 2 milionë njerëz kërkojnë bileta për të parë yllin portugez, Cristiano Ronaldon të përballet me Lionel Messin në një ndeshje miqësore në Arabinë Saudite

Foto ilustrim: Cristiano Ronadlo dhe Lionel Messi

Mbi dy milionë njerëz thuhet se kanë kërkuar një biletë për të parë Cristiano Ronaldon të përballet me klubin francez, Paris Saint-Germain (PSG) të Lionel Messit në Arabinë Saudite më 19 janar.

Skuadra e përbashkët e Al-Nassr dhe Al-Hilal do të përballet me PSG-në në një ndeshje ekspozuese në stadiumin ndërkombëtar King Fahd në Riad.

Stadiumi me kapacitet 68 mijë persona mund të shohë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon përballë njëri-tjetrit për herë të parë në më shumë se dy vjet.

Hera e fundit që ata ishin në fushë së bashku ishte në dhjetor të vitit 2020. Fuqia në lojë e Ronaldos ndihmoi Juventusin të mposhte Barcelonën e Messit me rezultat 3-0 në UEFA Champions League me atë rast.

Ndeshja e parë që përfshinte Messin dhe Ronaldon erdhi më 23 prill 2008. Ajo u mbajt në Camp Nou dhe ishte ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s mes Barcelonës dhe Manchester United.

Ikona e Portugalisë ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me klubin nga Arabia Saudite muajin e kaluar.

Kjo i lë ndeshjet miqësore dhe Kupën e Botës për Klube FIFA si e vetmja mënyrë që këta të dy mund të luajnë kundër njëri-tjetrit në nivel klubesh për momentin.

Messi 35-vjeçar dhe Ronaldo 37-vjeçar janë gjithashtu në muzg të karrierës së tyre. Tifozët ndoshta e kuptojnë se nuk do të kenë shumë shanse t’i shohin më ata të luajnë kundër njëri-tjetrit pas kësaj.

Pra, sipas ESPN, mbi dy milionë prej tyre ishin në një radhë në internet në një moment për të marrë biletat për ndeshjen kur shitja filloi në fillim të këtij muaji. Ende nuk është konfirmuar nëse të dy do të paraqiten në garë.

Debutimi i Ronaldos për Al-Nassr është vonuar nga një pezullim me dy ndeshje për shkak të thyerjes së një telefoni nga dora të një tifozi të Evertonit gjatë kohës së tij në Manchester United. Megjithatë, ai do të lirohet të luajë deri në momentin që PSG të arrijë në Arabinë Saudite.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika