Mbi 20 mijë nxënës mbajnë orë të kodimit, Kurti: Digjitalizimi në arsim shënon progres në vendin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nga 13 nëntori deri më 17 nëntor është mbajtur "Ora e kodimit" në 22 komuna të vendit. Mbi 20 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të shtatën kanë marrë pjesë duke mbajtur rreth 30 mijë orë kodim. Kurti theksoi se synimi është integrimi i kodimit në kurrikulat shkollore për të përgatitur një brez të ri të aftësish kreative dhe inovative

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri, Albin Kurti, ka njoftuar se nga 13 nëntori deri më 17 nëntor “ora e kodimit” është mbajtur në 22 komuna të Kosovës. Mbi 20 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të shtatën kanë mbajtur rreth 30 mijë orë kodim.

Kurti ka shtuar se nxënësit janë njohur me parimet e kodimit, përdorimin e kodimit si gjuhë krijuese, të menduar logjike e të tjera.

“Kodimi në klasë. Digjitalizimi në arsim. Arsimi për punësim dhe zhvillim. Nga 13 deri me 17 nëntor “Ora e kodimit” është mbajtur në 22 komuna tona. Mbi 20 mijë nxënës të klasave I deri XII, në 350 shkolla kanë mbajtur rreth 30 mijë orë kodim. Gjatë kësaj jave, nxënësit u njohën me parimet e kodimit, përdorimin e kodimit si gjuhë krijuese, të menduarit logjik dhe realizimin e projekteve inovative dhe kreative.  Përkushtimi dhe qëllimi ynë është që duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, kodimi të jetë pjesë e integruar e kurrikulave shkollore të arsimit parauniversitar. Integrimi i teknologjisë në arsim përmbush një objektiv kyç në Strategjinë tonë për Arsim dhe Digjitalizim. Ai shënon progres të rëndësishëm drejt të ardhmes së vendit tonë, ku teknologjia ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, duke përfshirë kodimin në rutinën ditore shkollore, po hapet rruga për një brez të ri krijuesish, inovatorë e shkencëtarë.

“Duke e përfshirë kodimin në rutinën ditore shkollore, hapim rrugën për një brez të ri krijuesish, inovatorësh dhe shkencëtarësh nga vendi ynë, të cilët mund të krijojnë dhe eksportojnë produkte dhe shërbime digjitale për tregun global”, ka shtuar Kurti.

Duke folur për investimet e qeverisë së tij, Kurti ka theksuar se kodimi është vetëm njëra nga hallkat e transformimit digjital.

“Kodimi është vetëm njëra nga hallkat e transformimit tonë digjital. Investimet tona në e-qeverisje, e-shëndet, digjitalizim në arsim dhe siguri kibernetike deri në fund të vitit 2025 pritet të kalojnë vlerën prej 80 milionë euro. Ndërkaq, në bazë të dokumenteve strategjike që kemi finalizuar, deri në vitin 2027, kjo shifër parashihet të arrijë në 130 milionë euro. E krahas investimeve të domosdoshme, përkushtimi ynë është po aq i lartë edhe për zhvillimin e kapaciteteve institucionale, njerëzore dhe teknologjike në siguri kibernetike, për transformim digjital të sigurt”, ka përfunduar Kurti.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika