Mbi 27 mijë euro për mëditjet e deputetëve gjatë 2022-s

Mbi 27 mijë euro kanë marrë mëditje për udhëtime jashtë Kosovës, deputetët e Kuvendit. Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, Televizioni Dukagjini ka siguruar shumën e parave të shtetit që kanë shkuar për këtë kategori për udhëtime jashtë vendit në vitin 2022. Deputetët e shumicës parlamentare kanë udhëtuar më së shumti gjatë kësaj periudhe

Kuvendi i Kosovës

Detyrë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pos pjesëmarrjes në seanca dhe komisione janë edhe udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Por, zakonisht për këto udhëtime paguan shteti pos në raste kur mund shpenzimet të mbulohen nga organizatorët.

Sipas një kërkesë për qasje në dokumente publike, Dukagjinit i janë dhënë shpenzimet nga Kuvendi dhe në këto udhëtime, deputetët kanë marrë mëditje mbi 27 mijë euro për vitin 2022.

Për SHBA, Çeki , Shqipëri, Bruksel e shumë shtete të tjera më së shumti mëditje i kanë takuar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët për këtë kategori kanë marr 10 mijë e 79 euro.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila kryeson edhe këtë listë, si personi që ka marr më së shumti mëditje nga deputetët e VV-së – gjithsej 1 mijë e 274 euro.

Por, ka deputetët të partive opozitare që kanë marr më shumë mëditje – siç janë Arben Gashi me 2 mijë e 333 euro dhe Avdullah Hoti nga LDK-ja që ka marr 1 mijë e 988 euro mëditje.

Ndërkohë, nga PDK-ja Blerta Deliu – Kodra është paguar 1 mijë e 670 euro ndërsa Enver Hoxhaj 737 euro për mëditje në 2022-n e në total partia më e madhe opozitare ka marrë 4 mijë e 295 euro.

AAK-ja ka marrë mëditje 3 mijë e 366 euro e prej tyre më së shumti ka udhëtuar e është paguar, Besnik Tahiri – gjithsej 2 mijë e 162 euro.

Gjithsej të gjithë deputetët e Kuvendit kanë shpenzuar 27 mijë e 517 euro për mëditjet e vitit të kaluar kurse pjesën prej 3 mijë e 278 eurosh kanë shkuar për pagesën e deputetëve të Grupit multi-etnik.

Beneficionet e tilla, përfshirë mëditjen i takojnë çdo deputeti të Republikës së Kosovës në bazë të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, që ka hyrë në fuqi në 2011-n.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika